Telegrafi
Në javën që lamë pas, në Spitali i Përgjithshëm në Pejë është regjistruar numri më i lartë i lindjeve në periudhën e fundit, duke sjellë në jetë 42 foshnje. Sipas të dhënave zyrtare të institucionit, nga të porsalindurit 19 janë djem dhe 25 vajza, ndërsa janë evidentuar edhe dy lindje binjake. Përveç shërbimit të maternitetit, spitali ka raportuar aktivitet të shtuar edhe në shërbimet e tjera mjekësore gjatë së njëjtës periudhë. Janë realizuar 3,020 vizita specialistike dhe 269 pranime të reja, ndërsa mesatarisht 194 pacientë kanë qenë të shtrirë në ditë. Në laborator janë kryer 1,478 pacientë me gjithsej 19,169 analiza laboratorike. Në sallat operative janë realizuar 74 ndërhyrje kirurgjike me sukses, ndërsa shërbimet diagnostike dhe terapeutike përfshijnë 243 dializa, 659 rëntgen, 276 ultrazëra dhe 95 rezonanca magnetike (MRI). Gjithashtu janë kryer 46 ehokardiografi, 9 ergometri, 25 gastroskopi, 14 kolonoskopi si dhe 250 shërbime fiziatrike. Institucioni thekson se këto shifra pasqyrojnë ngarkesën e lartë të punës dhe kërkesën e vazhdueshme për shërbime shëndetësore në këtë spital rajonal. / Telegrafi /
Go to News Site