Telegrafi
Një person i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjakovë është arrestuar të hënën nga zyrtarët e Policisë së Kosovës dhe është dërguar për vuajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej tre vitesh. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, zyrtarët e Stacionit Policor në Gjakovë, përkatësisht të Nënstacionit Policor në Ponoshec, rreth orës 14:10 kanë arritur të lokalizojnë dhe arrestojnë personin me inicialet K.B. në fshatin Rracaj të Gjakovës. I dyshuari ishte në kërkim me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjakovë për veprat penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave ligjore, ai është dërguar në institucionin korrektues për të vuajtur dënimin me burg prej tre vitesh. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka ritheksuar përkushtimin për zbatimin e vendimeve të organeve të drejtësisë dhe lokalizimin e personave të kërkuar, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike.
Go to News Site