Collector
Edon Zhegrova bëhet me Lamborghini të ri nga Auto Sherreti | Collector
Edon Zhegrova bëhet me Lamborghini të ri nga Auto Sherreti
Telegrafi

Edon Zhegrova bëhet me Lamborghini të ri nga Auto Sherreti

Ylli i Kosovës, Edon Zhegrova, ka shtuar një superveturë në garazhin e tij. Lajmi është bërë i ditur nga Auto Sherreti, i cili ka njoftuar se futbollisti i Kosovës ka blerë modelin e ri Lamborghini Urus SE 4.0 me 799 kuaj fuqi. Kompania ka publikuar fotografi të Zhegrovës pranë veturës së re, duke e falënderuar për besimin dhe duke i uruar suksese në karrierën sportive. “Faleminderit për besimin, është nder dhe kënaqësi të kemi një klient si ju. Suksese të pafundme në fushë dhe jashtë saj”, thuhet në njoftimin e Auto Sherretit. View this post on Instagram A post shared by Auto Sherreti (@autosherreti) Zhegrova vazhdon të mbetet një nga futbollistët më të spikatur kosovarë në arenën ndërkombëtare, ndërsa tani ka tërhequr vëmendjen edhe me blerjen e veturës luksoze Lamborghini Urus SE. Auto Sherreti vazhdon të jetë një nga adresat më të besuara për adhuruesit e veturave premium, duke ofruar kombinimin ideal të luksit, teknologjisë dhe performancës. Me një përzgjedhje të gjerë të modeleve ekskluzive dhe përkushtim maksimal ndaj klientëve, Auto Sherreti u mundëson blerësve të gjejnë veturën që pasqyron më së miri stilin dhe personalitetin e tyre./ Telegrafi /

Go to News Site