Collector
Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-efektivi i Gardës, Flamur Kolmarku | Collector
Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-efektivi i Gardës, Flamur Kolmarku
Telegrafi

Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-efektivi i Gardës, Flamur Kolmarku

Flamur Kolmarku, ish-efektiv i Gardës, është gjetur i mbytur në ujërat e lumit Mat, në fshatin Zenisht të Bashkisë Mat, mëngjesin e kësaj të diele. 56-vjeçari nga Tirana ishte denoncuar i humbur nga familjarët, ndërsa sipas informacioneve paraprake ai vuante nga demenca, raporton euronews.al Policia njoftoi se rreth orës 10:00 trupi i pajetë i Kolmarkut u gjet në lumin Mat. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune në trup, ndërsa dyshimet e para janë se ai ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në ujë. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e rastit.

Go to News Site