Collector
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të pa banuar në Zubin Potok | Collector
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të pa banuar në Zubin Potok
Telegrafi

Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të pa banuar në Zubin Potok

Policia e Kosovës gjatë kryerjes së detyrave të rregullta policore në rajonin e Veriut, ka pranuar informacion se në një shtëpi të pa banuar në fshatin Mala Jabuka, komuna e Zubin Potokut, mund të gjendeshin armë. Sipas një njoftimi për media thuhet se [as pranimit të informatës, njësitë relevante policore kanë dalë në lokacion dhe gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar: - 1 (një) armë AK-47, - 2 (dy) karikatorë të zbrazët të armës AK-47 - 422 (katërqind e njëzet e dy) fishekë të kalibrit 7.62 mm, - 13 (trembëdhjetë) fishek të kalibrit të panjohur, - 1 (një) fishek të kalibrit 9X19 mm, - 2 (dy) granata-hedhës (tromblon) dhe - 1 (një) uniformë ushtrake me emblemë Serbe Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Lidhur me këtë rast, nuk ka persona të arrestuar, ndërsa rasti mbetet nën hetime. Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata që çdo informacion që ndihmon në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike ta raportojnë tek Policia në numrin 192.

Go to News Site