Collector
Dëmtoi fletëvotimin dhe tentoi të votojë në emër të gruas së tij, policia nis hetimet për një qytetar në Shtime | Collector
Dëmtoi fletëvotimin dhe tentoi të votojë në emër të gruas së tij, policia nis hetimet për një qytetar në Shtime
Telegrafi

Dëmtoi fletëvotimin dhe tentoi të votojë në emër të gruas së tij, policia nis hetimet për një qytetar në Shtime

Një qytetar në një shkollë të Shtimes ka dëmtuar fletëvotimin e tij dhe ka tentuar të votojë edhe në emër të bashkëshortes së tij. Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. “Rreth orës 12:22 jemi njoftuar nga zyrtarët policorë të angazhuar në një qendrën të votimit në një shkollë në Shtime, se një qytetar ka dëmtuar fletëvotimin e tij dhe ka tentuar të votojë edhe në emër të bashkëshortes së tij. Lidhur me rastin janë njoftuar hetuesit rajonalë, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Për informata dhe zhvillime të tjera lidhur me këtë rast, do të njoftoheni me raport vijues’, tha ai. /Telegrafi/

Go to News Site