Telegrafi
Në një konferencë për media, kandidati i LDK-së për deputet, Festim Kabashi, deklaroi se procesi i votimit deri më tani po zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe pa probleme serioze. "Sipas informacioneve që kemi deri tani, procesi i votimit po zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe pa probleme serioze", u shpreh ai. Kabashi tha se deri në këto momente nuk është raportuar asnjë parregullsi e rëndë që do të mund të cenonte mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. "Deri më tash nuk kemi pranuar ndonjë raportim serioz për ndonjë parregullsi që do të mund ta cenonte mbarëvajtjen e procesit zgjedhor", tha Kabashi. Ai bëri të ditur se vëzhguesit e LDK-së janë të pranishëm në të gjitha qendrat e votimit dhe po e monitorojnë nga afër procesin. "Vëzhguesit tanë janë të pranishëm në të gjitha qendrat e votimit dhe po e përcjellin nga afër procesin" , tha Kabashi. Sipas tij, pjesëmarrja e qytetarëve në votime deri në orën e konferencës ishte rreth 15 për qind. Kabashi u bëri thirrje qytetarëve që të dalin në votime dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike. "Ju bëjmë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese e demokratike, sepse çdo votë ka rëndësi dhe çdo qytetar ka mundësinë të përcaktojë drejtimin e vendit", u shpreh Kabashi. Në fund, ai ftoi të gjithë pjesëmarrësit në proces që të ruajnë qetësinë dhe frymën demokratike deri në mbylljen e votimit. /Telegrafi/
Go to News Site