Collector
Hasanpapaj reagon pas numërimit të mbi 94% të votave: LDK e para në rritje, VV e para në zbritje | Collector
Hasanpapaj reagon pas numërimit të mbi 94% të votave: LDK e para në rritje, VV e para në zbritje
Telegrafi

Hasanpapaj reagon pas numërimit të mbi 94% të votave: LDK e para në rritje, VV e para në zbritje

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet, Bardhyl Hasanpapaj, ka reaguar pas numërimit të mbi 94 për qind të votave të zgjedhjeve parlamentare. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hasanpapaj ka vlerësuar se LDK është në trend rritës, ndërsa ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje po shënon rënie. “LDK e para në rritje, VV e para në zbritje! Ky është vetëm fillimi! S’keni parë gjë akoma Populli nuk blihet, vota nuk shitet!”, ka shkruar Hasanpapaj. Deklarata e tij vjen në kohën kur procesi i numërimit të votave po i afrohet përfundimit, ndërsa partitë politike po vazhdojnë të ndjekin nga afër rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare./Telegrafi/

Go to News Site