Collector
Kos uron Kurtin për fitore, kërkon kompromis për stabilitet institucional në Kosovë | Collector
Kos uron Kurtin për fitore, kërkon kompromis për stabilitet institucional në Kosovë
Telegrafi

Kos uron Kurtin për fitore, kërkon kompromis për stabilitet institucional në Kosovë

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka uruar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për fitoren në zgjedhjet e 7 qershorit, duke vlerësuar edhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Në një postim në platformën X, ajo ka shkruar: “Urime Albin Kurti për fitoren në zgjedhjet në Kosovë, dhe me rëndësi për procesin e qetë, gjithëpërfshirës dhe të rregullt të votimit” Kos ka theksuar se për Kosovën që të përparojë në rrugën e saj drejt BE-së, forcat politike duhet të bashkohen dhe të arrijnë kompromis për të ndërtuar stabilitet institucional. “Që Kosova të përparojë në rrugën e saj drejt BE-së, forcat politike tani duhet të bashkohen dhe të gjejnë kompromis për të ndërtuar stabilitet institucional”, u shpreh Kos. Ajo gjithashtu ka shprehur gatishmërinë për të vizituar Kosovën në të ardhmen e afërt, me qëllim të intensifikimit të punës rreth integrimit evropian dhe Planit të Rritjes. “Me padurim pres të kthehem në Kosovë sa më shpejt që të jetë e mundur për të intensifikuar punën për integrimin e Kosovës në BE dhe për vazhdimin e punës rreth financimit të Planit të Rritjes”, theksoi Kos. /Telegrafi/ Congratulations @albinkurti on winning the elections in Kosovo, and importantly on the calm, inclusive and orderly voting process. For Kosovo to progress on its EU path, political forces must now come together and find compromises to build institutional stability. I look… — Marta Kos (@MartaKosEU) June 8, 2026

Go to News Site