Collector
Mbi 35 mijë shërbime të realizuara gjatë muajit maj në Spitalin e Gjakovës | Collector
Mbi 35 mijë shërbime të realizuara gjatë muajit maj në Spitalin e Gjakovës
Telegrafi

Mbi 35 mijë shërbime të realizuara gjatë muajit maj në Spitalin e Gjakovës

Në Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës janë realizuar gjithsej 35,510 shërbime dhe vizita ambulatore gjatë muajit maj, duke përfshirë një gamë të gjerë shërbimesh diagnostike dhe terapeutike. Nga të dhënat e publikuara nga institucioni, 1,429 shërbime janë kryer në CT, ndërsa 3,801 në Ro-Kabinet. Po ashtu, 2,827 shërbime janë ofruar në Njësinë e Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim. Në laborator dhe shërbime të tjera diagnostike, 2,979 pacientë kanë marrë shërbime laboratorike, ndërsa 1,102 dializa janë realizuar në repartin e Hemodializës. Gjatë kësaj periudhe janë kryer edhe 36 EMNG, 29 spirometri, 17 ergometri, 36 EEG, 75 eho të zemrës, 15 gastroskopi dhe 9 kolonoskopi. Nga ky institucion është theksuar se shërbimet po ofrohen në vazhdimësi dhe me angazhim të plotë të stafit mjekësor në shërbim të pacientëve dhe komunitetit. Në njoftim thuhet: “Puna dhe përkushtimi i stafit tonë vazhdojnë çdo ditë në shërbim të pacientëve dhe komunitetit”. / Telegrafi /

Go to News Site