Telegrafi
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka deklaruar se zgjedhjet demokratike dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë hapin mundësinë për tejkalimin e më shumë se një viti bllokadë politike. Kështu u shpreh ajo në një postim në platformën X. “Zgjedhjet demokratike dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë hapin rrugën për të kthyer faqen pas më shumë se një viti bllokadë politike”, u shpreh Kallas. Kos uron Kurtin për fitore, kërkon kompromis për stabilitet institucional në Kosovë Kallas ka theksuar se liderët politikë tani duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive për formimin e shpejtë të qeverisë. “Udhëheqësit politikë tani duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive për të siguruar formimin e shpejtë të qeverisë”, theksoi ajo. Kallas gjithashtu ka nënvizuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi dhe normalizimit të marrëdhënieve, si kusht për avancimin e Kosovës në rrugën evropiane. “Progresi në dialogun Beograd–Prishtinë dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë mbeten thelbësore për avancimin e Kosovës në rrugën e saj evropiane”, ka shtuar Kallas. /Telegrafi/ Kosovo’s democratic and inclusive election opens the door to turn the page after more than a year of political deadlock. Political leaders now need to engage constructively to ensure the swift formation of government. Progress in the Belgrade-Pristina Dialogue and the… — Kaja Kallas (@kajakallas) June 8, 2026
Go to News Site