Collector
Godet me veturë dy persona në Klinë, arrestohet i dyshuari | Collector
Godet me veturë dy persona në Klinë, arrestohet i dyshuari
Telegrafi

Godet me veturë dy persona në Klinë, arrestohet i dyshuari

Një person me veturën e tij dyshohet se ka sulmuar (duke e goditur) një motoçikletë në të cilën gjendeshin dy persona të cilët kanë pësuar lëndime trupore. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 15:20, në Klinë. Tutje bëhet e ditur i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të Prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë. “Klinë 07.06.2026 – 15:20. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar me veturën e tij me targa locale dyshohet se ka sulmuar (duke e goditur) një motoçikletë në të cilën gjendeshin dy persona meshkuj kosovarë, këta të fundit kanë pësuar lëndime trupore të njëjtëve ju është ofruar ndihma mjekësore. Ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të Prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë.Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar I cili ka urdheruar te iniciohet rasti dhe te ndermerren veprimet hetimore”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Go to News Site