Collector
"Vrasje në tentativë", arrestohet një person në Gjilan | Collector
Telegrafi

"Vrasje në tentativë", arrestohet një person në Gjilan

Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka kryer veprën “Vrasje në tentativë”. Sipas raportit 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 20:50, në Gjilan. Tutje bëhet e ditur se viktima është dërguar në qendrën emergjente në Gjilan për tretman mjekësor. “Gjilan, 04.06.2026 – 20:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka kryer veprën e lartcekuur ndaj viktimës mashkull kosovar. Viktima është dërguar në qendrën emergjente në Gjilan për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Go to News Site