Collector
Radoniqi: Deri në orën 11:00 kanë votuar 8.29 për qind e qytetarëve, pak më shumë se në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 | Collector
Radoniqi: Deri në orën 11:00 kanë votuar 8.29 për qind e qytetarëve, pak më shumë se në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025
Telegrafi

Radoniqi: Deri në orën 11:00 kanë votuar 8.29 për qind e qytetarëve, pak më shumë se në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur konferencën e dytë për media lidhur me procesin e votimit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë. Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, bëri të ditur se deri në orën 11:00 kanë votuar 162 mijë e 439 qytetarë, që përbën 8.29 për qind të numrit të përgjithshëm të votuesve. Kosova voton sot – komunat që kanë pjesëmarrjen më të lartë deri më tani “Nga të dhënat preliminare nga më shumë se 97 për qind e vendvotimeve, numri i qytetarëve që kanë votuar deri në orën 11:00 është 162 mijë e 439 votues, apo 8.29 për qind”, deklaroi Radoniqi. Ai shtoi se në të njëjtën periudhë kohore, në zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor 2025, dalja në votime ka qenë pothuajse e njëjtë. “Sipas të dhënave nga 94 për qind e qendrave të votimit, atëherë kishin votuar 8.27 për qind apo 165 mijë e 404 votues”, u shpreh ai. / Telegrafi /

Go to News Site