Collector
I mori portofolin dhe 7.500 euro nga tavolina e kafenesë në Stacionin e Autobusëve, përfundon në pranga i dyshuari në veri të Mitrovicës | Collector
I mori portofolin dhe 7.500 euro nga tavolina e kafenesë në Stacionin e Autobusëve, përfundon në pranga i dyshuari në veri të Mitrovicës
Telegrafi

I mori portofolin dhe 7.500 euro nga tavolina e kafenesë në Stacionin e Autobusëve, përfundon në pranga i dyshuari në veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për një rast të vjedhjes së rëndë që kishte ndodhur në Mitrovicë të Veriut. Sipas policisë, më 5 qershor 2026, ankuesi kishte raportuar se, derisa ndodhej së bashku me një person tjetër në një kafiteri brenda objektit të Stacionit të Autobusëve, një person i dyshuar ia kishte marrë me shpejtësi portofolin dhe një kuvertë që ndodheshin mbi tavolinë. Në kuvertë, sipas ankuesit, ndodheshin 7.500 euro, ndërsa i dyshuari ishte larguar menjëherë në drejtim të panjohur. Pas zhvillimit të hetimeve, njësitë policore të Stacionit Policor në Mitrovicë të Veriut kanë arritur ta identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin në banesën e tij. Gjatë kontrollit të banesës janë gjetur dhe sekuestruar 6.300 euro, të cilat dyshohet se lidhen me rastin. Në koordinim me prokurorin e shtetit, rasti është cilësuar si “vjedhje e rëndë”, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, është ndaluar për 48 orë. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar në identifikimin dhe arrestimin e personave që kryejnë apo tentojnë të kryejnë vepra penale.

Go to News Site