Collector
"Çdo palë zgjedhje janë test i demokracisë" - BE monitoron votimin në Prishtinë e Graçanicë | Collector
Telegrafi

"Çdo palë zgjedhje janë test i demokracisë" - BE monitoron votimin në Prishtinë e Graçanicë

Misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë ka vlerësuar pozitivisht ecurinë e procesit të votimit gjatë vizitave në qendrat e votimit në Prishtinë dhe Graçanicë. Sipas njoftimit, ushtruesja e detyrës së shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Eva Palatova, në kuadër të iniciativës së koordinuar nga BE-ja, “Diplomatic Watch”, është shprehur e kënaqur me mënyrën se si po zhvillohet procesi i votimit. “Gjatë vizitës në qendrat e votimit në Prishtinë dhe Graçanicë, si pjesë e ‘Diplomatic Watch’ të koordinuar nga BE-ja, ushtruesja e detyrës së shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Palatova u shpreh e kënaqur që procesi i votimit po zhvillohet pa probleme.” BE-ja theksoi rëndësinë e zgjedhjeve për funksionimin demokratik të vendit. “Çdo palë zgjedhje janë një test i demokracisë”, thuhet në njoftim. Në fund të mesazhit, përfaqësuesit e BE-së uruan që pjesa e mbetur e ditës zgjedhore të kalojë me sukses. /Telegrafi/ Visiting polling centres in Pristina & Gračanica/Graçanicë as part of the EU-coordinated #DiplomaticWatch , Acting Head of the @EUKosovo Palatova was pleased to see a smooth voting process. Every election is a test of democracy. All the best for the rest of the day. #EUbyYourSide pic.twitter.com/ioJFfZMetE — European Union in Kosovo (@EUKosovo) June 7, 2026

Go to News Site