Telegrafi
Në zgjedhjet e 7 qershorit, numri i votuesve në Listën e Votuesve ishte 1,959,962, ndërsa numri i qytetarëve që votuan ishte 722,842. Kjo përkthehet në një pjesëmarrje prej vetëm 36.88%, krahasuar me 44.99% sa ishte pjesëmarrja në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025. Pra, kemi një rënie të dukshme të daljes në zgjedhje dhe një mesazh të qartë, një pjesë e madhe e qytetarëve kanë zgjedhur të mos marrin pjesë në procesin zgjedhor. Këto të dhëna janë nga vendvotimet e rregullta dhe nuk përfshijnë votat me kusht, votimin e personave me nevoja të veçanta dhe votimin jashtë Kosovës. Si dolën partitë sipas të dhënave të KQZ-së? LVV 2026: 42.91% 2025: 51.10% PDK 2026: 21.08% 2025: 20.19 % LDK 2026: 17.60% 2025: 13.24% AAK 2026: 7.17% 2025: 5.50% Çfarë tregojnë këto shifra? Sipas rezultateve aktuale, LVV-ja nga 57 ulëse sa kishte bie në 48 ulëse; PDK-ja nga 22 ulëse shkon në 24 ulëse; LDK-ja nga 15 ulëse shkon në 20 ulëse, ndërsa AAK-ja nga 6 ulëse shkon në 8 ulëse. Me numërimin e votave të diasporës dhe votave me kusht, kjo renditje mund të pësojë ndryshime në rezultatin përfundimtar. Megjithatë, tashmë është e qartë se formimi i qeverisë së ardhshme dhe zgjidhja e çështjes së presidentit do të kërkojnë bashkëpunim, dialog dhe kompromis mes partive politike. Në anën tjetër, fituesit më të mëdhenj të këtyre zgjedhjeve janë qytetarët e Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Policia e Kosovës, Prokuroria dhe institucionet e tjera të përfshira në organizimin e procesit, i cili u zhvillua në mënyrë demokratike dhe pa incidente serioze. KQZ publikoi në kohë rekorde rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare Prandaj, pyetja që duhet shtruar nuk është vetëm kush fitoi e kush humbi, por pse kaq shumë qytetarë vendosën të mos votojnë? A kemi të bëjmë me lodhje nga zgjedhjet e shpeshta, mungesë besimi në politikë, apo me mungesën e ofertave politike që arrijnë t'i bindin qytetarët se vota e tyre mund të sjellë ndryshim?
Go to News Site
KoSSev
Kosovo Online
Kosovo Online
Kosovo Online
Kosovo Online
Kosovo Online
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi