Collector
Giriş Yap
Juventusi synon yllin e Arsenalit për ta përforcuar sulmin | Collector
Juventusi synon yllin e Arsenalit për ta përforcuar sulmin

Juventusi synon yllin e Arsenalit për ta përforcuar sulmin

Juventusi ka vendosur Gabriel Jesus në listën e objektivave të afatit kalimtar veror, ndërsa klubi torinez po kërkon një zëvendësues për Dusan Vlahovic, i cili pritet të mos rinovojë kontratën me bardhezinjtë. Sipas Tuttomercatoweb , drejtuesit e Juventusit po analizojnë disa alternativa pasi kanë konfirmuar se Vlahovic nuk do të zgjasë marrëveshjen e tij aktuale, duke e bërë largimin e tij një skenar gjithnjë e më të mundshëm. Fillimisht, prioriteti kryesor i klubit italian mbetet sulmuesi i Atletico Madridit, Alexander Sorloth, por negociatat për transferimin e tij janë ngadalësuar dhe aktualisht nuk ka përparim konkret. Për këtë arsye, Juventus ka nisur të monitorojë situatën e disa sulmuesve të tjerë në treg, përfshirë Gabriel Jesus të Arsenalit, Nicolas Jackson të Chelseat dhe Randal Kolo Muani të Paris Saint-Germainit. Arsenali, ndërkohë, nuk ka ndërmend të lehtësojë largimin e brazilianit. Klubi londinez ka vendosur një çmim të prerë prej rreth 20 milionë paundësh për kartonin e tij dhe nuk është i gatshëm të bëjë ulje të mëdha, duke marrë parasysh përvojën dhe rolin e tij në skuadër. Trajneri Mikel Arteta e ka vlerësuar më herët Gabriel Jesus si një lojtar “special”, por konkurrenca e fortë në repartin ofensiv ka bërë që braziliani të zbresë në hierarkinë e sulmit në 'Emirates Stadium'. Arteta e ka të qartë: “Me këtë transferim e fitojmë Ligën e Kampionëve” Këtë sezon, Jesus ka pasur minuta të kufizuara, duke regjistruar gjashtë gola dhe dy asistime në më pak se 1,000 minuta në të gjitha garat. Me ardhjen e mundshme të Viktor Gyokeres dhe formën e Kai Havertz, pozita e tij në skuadër është bërë më e pasigurt./ Telegrafi /

Go to News Site