Collector
Giriş Yap
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i është bashkuar zyrtarisht protestës | Collector
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i është bashkuar zyrtarisht protestës

Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i është bashkuar zyrtarisht protestës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në rrjetin social X ndaj një deklarate të zëdhënësit të Iranit lidhur me situatën e protestave kundër projektit të Zvernecit. Në postimin e tij, Rama akuzon Teheranin për ndërhyrje dhe përhapje të dezinformimit, duke deklaruar se “qeveria e ajatollahëve të Teheranit” i është bashkuar zyrtarisht protestës, ndërsa shpreh shqetësimin se kauza mjedisore po përdoret për qëllime politike. “Ja edhe qeveria e ajatallohëve të Teheranit i bashkohet zyrtarisht protestës, madje edhe me parullat në shqip njësoj si ata që e kthyen nga protestë mjedisore në protestë për rrëzimin e qeverisë!”, shkruan Rama në X. Kreu i qeverisë thekson se një pjesë e protestuesve vijojnë të jenë të angazhuar për mbrojtjen e mjedisit, por sipas tij, çështja është instrumentalizuar nga aktorë të ndryshëm të brendshëm dhe të jashtëm. Në reagimin e tij, Rama shprehet se Shqipëria nuk duhet të bëhet “shesh për përplasjet e fuqive të ndryshme”, duke përmendur edhe atë që ai e cilëson si përfshirje të grupeve, mediave ndërkombëtare dhe individëve të ndryshëm që, sipas tij, po kontribuojnë në përhapjen e informacionit të pasaktë rreth projektit. Kryeministri nënvizon se vendi rrezikon të dëmtojë klimën e investimeve dhe perspektivën e zhvillimit ekonomik nëse krijohet një perceptim negativ për Shqipërinë. “Shqipëria është shumë e vogël për të rënë në këtë kurth të madh, nga ku rrezikojmë të kthehemi me këmbët tona në pikën që të mos afrohet më asnjë investitor i huaj, ndërsa turizmi të mbetet shumë mbrapa krahasimisht me konkurrentët tanë”, shkruan Rama. Ja edhe qeveria e ajatallohëve të Teheranit i bashkohet zyrtarisht protestës, madje edhe me parrullat në shqip njësoj si ata që e kthyen nga protestë mjedisore në protestë për rrëzimin e qeverisë! Bashkëngjitur replika ime edhe në emrin e atyre protestuesve që janë akoma aty… https://t.co/v35elkH66Z — Edi Rama (@ediramaal) June 10, 2026

Go to News Site