Telegrafi
Edon Zhegrova dëshiron të vazhdojë aventurën e tij te Juventusi dhe është i vendosur të luftojë për një vend në skuadrën e sezonit të ardhshëm. Sipas raportimeve të gazetarit Nicolo Schira, reprezentuesi i Kosovës u ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se ndihet plotësisht i rikuperuar dhe në gjendjen e duhur fizike për të treguar potencialin e tij. Zhegrova shpreson që gjatë fazës përgatitore verore të bindë trajnerin Luciano Spalletti se meriton një rol më të rëndësishëm në ekip. Sezoni i kaluar nuk shkoi sipas pritshmërive për sulmuesin kosovar, i cili nuk arriti të përfitonte maksimalisht nga mundësitë që iu dhanë. Megjithatë, stafi teknik i Juventusit nuk e ka humbur ende besimin tek cilësitë e tij dhe po shqyrton mundësinë për t'i dhënë një tjetër shans. telegrafi.com Për momentin, nuk ka presion nga ana e agjentit të lojtarit për një transferim gjatë kësaj vere. Palët preferojnë të presin fazën përgatitore dhe të vlerësojnë situatën përpara se të marrin një vendim përfundimtar mbi të ardhmen e tij. Burimet pranë klubit bëjnë të ditur se performancat e Zhegrovës gjatë kampit veror do të jenë vendimtare. Nëse ai arrin të bindë Spallettin me paraqitjet e tij, atëherë mund të sigurojë një vend në planet e Juventusit për sezonin e ri. Në të kundërtën, klubi dhe lojtari mund të shqyrtojnë alternativa të tjera për vazhdimin e karrierës. /Telegrafi/
Go to News Site
Shqip
Kosovo Online
Kosovo Online
Kosovo Online
Shqip
Kosovo Online
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi