Telegrafi
Nga BDI thonë se në kohën e tyre dygjuhësia dhe ligji respektoheshin, ndërsa në kohën e VLEN-it shkelet Ligji për përdorimin e gjuhëve. Ata përmendin rastin ku ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, promovoi një mbishkrim në kuadër të një departamenti të Institutit për Shëndet Publik vetëm në gjuhën maqedonase dhe sipas tyre, kjo është dëshmi e qartë e nëpërkëmbjes së gjuhës shqipe dhe e shkeljes me të dyja këmbët të ligjit në fuqi. "Për ironi, në të njëjtin institucion, gjatë kohës së qeverisjes së Bashkimit Demokratik për Integrim, mbishkrimet ishin vendosur në dy gjuhë, në përputhje me ligjin dhe me frymën e barazisë institucionale. Përmes fotografive të bashkëngjitura, opinioni publik mund ta shohë qartë dallimin: si është tani nën këtë qeveri dhe si ishte në kohën kur BDI kujdesej për zbatimin e ligjit dhe respektimin e gjuhës shqipe në institucionet publike". "BDI rikujton se Ligji për përdorimin e gjuhëve është i qartë dhe detyrues: mbishkrimet në institucionet publike duhet të jenë edhe në gjuhën shqipe. Prandaj pyesim publikisht: çfarë duhet të ndodhë më shumë që vazalët shqiptarë në Qeveri të ndalojnë duartrokitjet dhe të reagojnë? Sa herë duhet të shkelet gjuha shqipe që ata ta kuptojnë se heshtja e tyre është bashkëfajësi", thonë nga BDI.
Go to News Site
Kosovo Online
Kosovo Online
Kosovo Online
Kosovo Online
Kosovo Online
Kosovo Online
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi