Telegrafi
Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se ka nënshkruar Grantin e Performancës Komunale në vlerë prej 883,837.56 euro, mjete të cilat do të investohen në realizimin e projekteve infrastrukturore në komunë. Përmes një postimi në Facebook, Xheladini bëri të ditur se marrëveshja është nënshkruar në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL). “Sot, në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), nënshkrova Grantin e Performancës Komunale në vlerë prej 883,837.56 euro. Këto mjete do të investohen në realizimin e shumë projekteve infrastrukturore që do të kontribuojnë në zhvillimin dhe përmirësimin e kushteve të jetesës në komunën tonë”, ka shkruar Xheladini. Kryetari i Dragashit ka vlerësuar punën e stafit komunal, duke theksuar se përkushtimi i tyre ka ndikuar që komuna të renditet ndër përfitueset e grantit. “Shpreh mirënjohjen time të veçantë për stafin komunal, i cili me përkushtim dhe punë të palodhshme ka bërë të mundur që Komuna e Dragashit të renditet ndër pesë komunat fituese të këtij granti të rëndësishëm”, ka deklaruar ai. Sipas Xheladinit, ky rezultat është fryt i angazhimit të përbashkët dhe një nxitje për të vazhduar punën në shërbim të qytetarëve. “Ky sukses është rezultat i angazhimit të përbashkët dhe na motivon të vazhdojmë të punojmë me përgjegjësi dhe përkushtim në shërbim të qytetarëve tanë”, ka theksuar kryetari i Dragashit. / Telegrafi /
Go to News Site
Kosovo Online
Kosovo Online
Kosovo Online
Kosovo Online
Kosovo Online
Kosovo Online
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi