Collector
Giriş Yap
FIBA Women’s Championship | Collector
FIBA Women’s 
Championship

FIBA Women’s Championship

FIBA Women’s European Championship for Small Countries 2026 do të mbahet nga 23 deri më 28 qershor në Pejë, duke e kthyer qytetin në nikoqir të një prej ngjarjeve më të rëndësishme të basketbollit të femrave për shtetet e vogla. Kosova e organizon për herë të dytë këtë kampionat prestigjioz, ndërsa për herë të parë ai zhvillohet në Pejë. Përfaqësuesja e Kosovës, Dardanet, do të synojë paraqitje të suksesshme para publikut vendas, në një garë ku marrin pjesë gjashtë shtete. Detajet Data: 23–28 qershor 2026 Koha: 14:00 - 21:00 Vendndodhja: Palestra “Karagaçi”, Pejë Programi? Programi përfshin ndeshjet e FIBA Women’s European Championship for Small Countries 2026, ku gjashtë shtete do të garojnë për sukses në këtë kampionat. Kosova do të jetë pjesë e garës me përfaqësuesen e femrave, ndërsa ndeshjet do të zhvillohen në Palestrën “Karagaçi” në Pejë gjatë gjashtë ditëve të kampionatit. Arsyet pse duhet të merrni pjesë Për të përkrahur Kosovën dhe Dardanet para publikut vendas Për të ndjekur basketboll të femrave në nivel ndërkombëtar Për të qenë pjesë e një kampionati që për herë të parë mbahet në Pejë Për të parë nga afër gjashtë shtete pjesëmarrëse në garë Për të shijuar atmosferën sportive në një nga palestrat më të njohura të Pejës Informatat tjera për biletat, pjesëmarrësit etj. Hyrja është falas për publikun. Në kampionat marrin pjesë gjashtë shtete. Kontakt: +383 49 738 080 federata@basketbolli.com Facebook: https://www.facebook.com/kosovobasketballfederation

Go to News Site