Telegrafi
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar punimet në bulevardin e qytetit, projekt i cili sipas tij paraqet investimin më të madh kapital në historinë e Gjilanit. I shoqëruar nga drejtori i Shërbimeve Publike, Kushtrim Ibrahimi, Hyseni ka parë nga afër ecurinë e punimeve, duke theksuar se projekti po merr formë dhe se transformimi i qytetit po vazhdon. “Mega-projekti për Gjilanin po bëhet realitet”, ka deklaruar Hyseni. Sipas tij, pas përfundimit të procedurave për lejen e objektit të ri të komunës, do të vazhdohet edhe me realizimin e projekteve të tjera që lidhen me zhvillimin urban të qytetit. “Më tej, pas finalizimit të lejes për objektin e komunës së re, do të vazhdojmë me ndërtimin e nënkalimit dhe parkingjeve të reja nëntokësore”, ka thënë ai. Kryetari i Gjilanit ka bërë të ditur se të gjitha procedurat dhe pëlqimet e nevojshme tashmë janë përmbyllur. “Të gjitha pëlqimet dhe procedurat zyrtare tashmë janë përfunduar me sukses. Gjilani po transformohet rrënjësisht. Urime të gjithëve ky kapitull i ri”, është shprehur Hyseni. Komuna e Gjilanit e konsideron projektin e bulevardit si një ndër investimet më të rëndësishme infrastrukturore, i cili pritet të ndikojë në modernizimin e qendrës urbane dhe përmirësimin e qarkullimit në qytet. / Telegrafi /
Go to News Site
Kosovo Online
Kosovo Online
KoSSev
Kosovo Online
Kosovo Online
Kosovo Online
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi