Collector
Giriş Yap
Kamenica nis procesin e dezinfektimit, dezinsektimit dhe deratizimit hapësinor | Collector
Kamenica nis procesin e dezinfektimit, dezinsektimit dhe deratizimit hapësinor

Kamenica nis procesin e dezinfektimit, dezinsektimit dhe deratizimit hapësinor

Komuna e Kamenicës ka njoftuar qytetarët se sot ka filluar procesi i dezinfektimit, dezinsektimit dhe deratizimit hapësinor (DDD) në territorin e komunës. Sipas njoftimit, procesi do të nisë në orën 20:00 në mbrëmje, fillimisht në qytetin e Kamenicës dhe në fshatin Berivojcë, ndërsa pritet të vazhdojë edhe në lokalitete të tjera të komunës. “Ky proces do të fillojë nga ora 20:00 në mbrëmje në qytet dhe Berivojcë, dhe pritet të vazhdojë edhe në lokalitetet e tjera”, thuhet në njoftimin e komunës. Autoritetet komunale kanë bërë thirrje për kujdes nga ana e qytetarëve gjatë zhvillimit të procesit, duke kërkuar që të mbyllen dyert dhe dritaret gjatë orëve të mbrëmjes kur kryhet dezinfektimi. “Luten të gjithë qytetarët që të kenë kujdes, t’i mbyllin dyert dhe dritaret në kohën e mbrëmjes kur edhe fillon procesi”, thuhet më tej. Po ashtu, është kërkuar edhe nga bletarët që të marrin masa mbrojtëse për kosheret e bletëve gjatë kohëzgjatjes së procesit. “Edhe nga bletarët kërkohet që t’i mbyllin kosheret e bletëve sot dhe nesër në mbrëmje derisa të përfundojë ky proces”, ka bërë të ditur komuna. / Telegrafi /

Go to News Site