Telegrafi
Një grup mjekësh specializantë dhe specialistë të Biokimisë Klinike në Kosovë kanë paralajmëruar protestë për të enjten para Ministrisë së Shëndetësisë, duke kundërshtuar ndryshimet e bëra në Udhëzimin Administrativ 02/2026, të nënshkruar nga ministri i Shëndetësisë më 20 maj 2026. Sipas organizatorëve, protesta organizohet si shprehje e pakënaqësisë ndaj vendimit që mundëson përfshirjen e farmacistëve në specializimin e Biokimisë Klinike. Në reagimin e tyre, mjekët vlerësojnë se ky vendim është marrë pa konsultime të mjaftueshme me profesionistët dhe institucionet përkatëse të fushës, duke cenuar, sipas tyre, standardet akademike dhe profesionale mbi të cilat është ndërtuar kjo specializim. Ata shprehen të shqetësuar se ndryshimet e propozuara mund të ndikojnë negativisht në cilësinë e shërbimeve laboratorike dhe, rrjedhimisht, në sigurinë e pacientëve dhe standardet e kujdesit shëndetësor. Përmes protestës, grupi i mjekëve kërkon rishqyrtimin e vendimit dhe nisjen e një procesi konsultativ gjithëpërfshirës me ekspertët e fushës për çdo ndryshim që prek strukturën dhe përmbajtjen e specializimit në Biokimi Klinike. Protesta do të mbahet më 11 qershor 2026, duke filluar nga ora 11:00, para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë në Prishtinë. Organizatorët kanë ftuar mediat që të jenë të pranishme dhe të përcjellin aktivitetin, të cilin e kanë cilësuar si çështje me interes publik.
Go to News Site
Kosovo Online
Kosovo Online
Kosovo Online
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi