Telegrafi
Federata e Tenisit e Kosovës ka prezantuar ekipin që do ta përfaqësojë vendin në edicionin 2026 të Davis Cup, garës më prestigjioze ekipore në tenisin botëror, e cila do të zhvillohet nga 10 deri më 14 qershor në Chisinau të Moldavisë. Pjesë e ekipit të Kosovës është edhe Jasin Jakupi, tenisti i lindur dhe rritur në Basel të Zvicrës, me prejardhje nga Presheva. Pavarësisht mundësive që ka pasur, Jakupi ka zgjedhur me krenari të përfaqësojë Kosovën në arenën ndërkombëtare. Përveç Jakupit, Kosovën në Davis Cup do ta përfaqësojnë edhe Doni Gashi, Salidin Rama dhe Granit Bajraliu, ndërsa kapiten i ekipit do të jetë Naim Shehu. Kjo është hera e dytë në katër vitet e fundit që Kosova garon në Grupin III të Davis Cup. Rikthimi në këtë nivel erdhi pas një edicioni të suksesshëm vitin e kaluar, kur Kosova fitoi të gjitha përballjet në Grupin IV dhe siguroi promovimin. Kosova do të garojë në Pool B, ku për kundërshtarë do të ketë Gjeorgjinë, Maqedoninë e Veriut dhe Moldavinë. /Telegrafi/
Go to News Site
Kosovo Online
Kosovo Online
Kosovo Online
KoSSev
Kosovo Online
Kosovo Online
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi