Telegrafi
Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kontrolleve të rregullta në një depo doganore të autorizuar në rajonin e Mitrovicës, janë identifikuar parregullsi lidhur me gjendjen dhe administrimin e mallrave të depozituara nën mbikëqyrje doganore. Sipas njoftimit, gjatë verifikimit të dokumentacionit dhe krahasimit me gjendjen fizike në depo, është konstatuar se një pjesë e mallrave kishte tejkaluar afatin e përdorimit. Bëhet fjalë për 19,875 kilogramë produkt ushqimor me bazë yndyre bimore, për të cilin është konstatuar se ka qenë i skaduar. Për këtë rast është njoftuar Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), zyrtarët e së cilës kanë dalë në vendngjarje dhe kanë konfirmuar gjendjen, duke urdhëruar asgjësimin e mallit në përputhje me procedurat ligjore. Mallrat e skaduara janë larguar nga depoja doganore dhe janë transferuar në hapësirat e përcaktuara përkatëse, deri në përfundimin e procedurave për asgjësim. Gjatë kontrollit është evidentuar gjithashtu një mospërputhje në stok, ku kanë munguar 5,450 kilogramë mallra që figuronin në dokumentacion, por nuk janë gjetur fizikisht në depo. Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se ka nisur procedura administrative dhe hetimore për të sqaruar rrethanat e rastit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore. Institucioni ka theksuar se mbetet i përkushtuar në mbrojtjen e interesave fiskale, sigurinë e konsumatorëve dhe zbatimin e ligjit në të gjitha procedurat doganore.
Go to News Site
Kosovo Online
Kosovo Online
Kosovo Online
Kosovo Online
Kosovo Online
Kosovo Online
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi