Telegrafi
Një aksident i rëndë trafiku me pasojë vdekjen ka ndodhur në rrugën “Faik Konica” në Prizren, ku një automjet ka goditur me pjesën e përparme një biçiklist 78-vjeçar. Lajmin për media ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. Sipas tij, si pasojë e aksidentit, biçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipi i emergjencës, të cilët i kanë ofruar ndihmën e parë mjekësore, ndërsa më pas viktima është transportuar për trajtim në QKUK në Prishtinë. Megjithatë, pas disa orësh, 78-vjeçari nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. “Si pasojë e aksidentit, biçiklisti, mashkull 78-vjeçar, ka pësuar lëndime të rënda trupore. Njësitet policore dhe ekipi i emergjencës kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku viktimës i është ofruar ndihma e parë mjekësore dhe më pas është transportuar për trajtim në QKUK në Prishtinë. Pas disa orësh, si pasojë e lëndimeve të marra, viktima ka humbur jetën”, thuhet në konfirmimin e Policisë. Autoritetet bëjnë të ditur se për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, me urdhër të të cilit ngasësi i dyshuar është ndaluar nga policia, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi. “Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, me urdhër të të cilit ngasësi i dyshuar mbahet në ndalim policor dhe me urdhër të tij trupi i pajetë dërgohet për autopsi. Policia, në bashkëpunim të ngushtë me prokurorin e shtetit, është duke zhvilluar hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti trafiku”, thuhet më tej në njoftim.
Go to News Site
Kosovo Online
Kosovo Online
Kosovo Online
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi