Telegrafi
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar raportin vjetor për Statistikat e Hotelerisë dhe Turizmit për vitin 2025, i cili tregon një rritje të numrit të vizitorëve dhe net-qëndrimeve krahasuar me vitin paraprak. Në kuadër të hulumtimit të Hotelerisë dhe Turizmit , në vitin 2025, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 762,836, prej tyre 39,3 %, ishin vendorë dhe 60,7 % ishin të jashtëm. Numri i net-qëndrimeve ishte 1 mijw e 653 390, prej tyre 45,4 % nga vendorët dhe 54,6 % nga të huajt. Në vitin 2025 numri i vizitorëve vendor është rritur për 9,1 % në raport me vitin 2024, net-qëndrimet vendore janë rritur për 8,0 %. Gjatë vitit 2025, numri i vizitorëve të huaj shënoi rritje prej 9,4 % krahasuar me vitin paraprak (2024). Në total u regjistruan 463 092 vizitorë të huaj, ndërsa numri më i madh i tyre ishte nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra, Turqia, etj. Në vitin 2025, numri i individëve që kanë pasur te paktën 1 udhëtim me net-qëndrimi brenda apo jashtë Kosovës është 639 945. Të dhënat e paraqitura më poshtë janë grumbulluar nga pikat kufitare të Republikës së Kosovës. Gjatë periudhës janar–dhjetor 2025, numri i hyrjeve të shtetasve të huaj në territorin e Republikës së Kosovës arriti në 7 465 625. /Telegrafi/
Go to News Site
Kosovo Online
Kosovo Online
Kosovo Online
Kosovo Online
KoSSev
Kosovo Online
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi