Telegrafi
Irani po kërcënon të shkaktojë një incident në Kupën e Botës, pasi Ministri i Sportit, Ahmad Donyamali paralajmëroi se ekipi do të largohej nga fusha nëse në stadiume dëgjoheshin protesta kundër udhëheqjes islamike. I njëjti kërcënim vlen edhe nëse në tribuna shfaqen flamuj të vjetër iranianë. Federata Iraniane e Futbollit i ka kërkuar vazhdimisht organit botëror të futbollit që të sigurojë që spektatorët iranianë të lejohen të sjellin në stadium vetëm flamurin zyrtar të Republikës Islamike dhe jo flamurin e vjetër persian. Donjamali konfirmoi se ekipi do të largohet nga fusha edhe në këtë rast, siç raportohet nga portali sportiv Varzesh3. "Ne e kemi informuar tashmë FIFA-n se zyrtarët e ekipit kombëtar do ta ndërpresin ndeshjen sapo të dëgjojmë slogane politike në stadiume", ka thwnw Donjamali. "Këndojeni himnin fuqishëm dhe pa hezitim", Irani organizon lamtumirën për futbollistët e Kupës së Botës Irani ka këmbëngulur prej javësh që vetëm flamuri zyrtar kombëtar të lejohet në stadiume. Flamuri i vjetër, me emblemën e luanit dhe diellit, përdoret në veçanti nga grupet opozitare monarkiste. Ai është parë gjithashtu në tubime proteste jashtë vendit dhe shihet si simbol i refuzimit të sistemit islamik në Iran. Megjithatë, vëzhguesit dyshojnë se një ndalim i tillë mund të zbatohet. Situata është veçanërisht e ndjeshme sepse dy nga tre ndeshjet e fazës së grupeve të Iranit do të luhen në Los Angeles. Qyteti është shtëpia e shumicës së diasporës persiane prej gati dy milionësh në Shtetet e Bashkuara, prandaj qyteti quhet edhe "Tehrangeles" ose "Irangeles". Për shumë prej tyre, Kupa e Botës ofron një mundësi ideale për ta bërë të dukshme për botën protestën e tyre kundër udhëheqjes iraniane. Flamuri i vjetër i Iranit Baza e ekipit kombëtar u zhvendos në Meksikë Pjesëmarrja e Iranit në Kupën e Botës është lënë në hije edhe nga konflikti ushtarak me SHBA-në. Për shkak të kufizimeve në hyrje në vend, federata iraniane u detyrua të zhvendoste bazën e ekipit të saj kombëtar nga shteti amerikan i Arizonës në Tijuana të Meksikës, që ndodhet në jug të San Diegos. Sipas ambasadorit iranian në Meksikë, ekipit i lejohet të hyjë në Shtetet e Bashkuara vetëm në ditët e ndeshjeve. Ekipi kombëtar iranian luan në Los Angeles më 16 qershor (ora 15:00) kundër Zelandës së Re dhe më 21 qershor (ora 21:00) kundër Belgjikës. Ndeshja e tretë e fazës së grupeve është planifikuar për 27 qershor (ora 17:00) në Seattle kundër Egjiptit. /Telegrafi/
Go to News Site