Collector
Giriş Yap
FIBA 3x3 Europe Cup Qualifier | Collector
FIBA 3x3 Europe Cup Qualifier

FIBA 3x3 Europe Cup Qualifier

FIBA 3x3 Europe Cup Qualifier 2026 sjell në Prishtinë një nga ngjarjet më atraktive të basketbollit 3x3 në Evropë, ku ekipet pjesëmarrëse do të garojnë për një vend në Kampionatin Evropian. Kryeqyteti do të mirëpresë sportistë dhe tifozë nga vende të ndryshme të kontinentit, ndërsa Kosova do të marrë pjesë në të dyja konkurrencat. Në total, në garë marrin pjesë 12 shtete, përfshirë pesë shtete në konkurrencën e femrave dhe shtatë në atë të meshkujve. Detajet Data: 13–14 qershor 2026 Koha: 14:00 - 19:00 Vendndodhja: Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë Programi? Programi përfshin ndeshjet kualifikuese të FIBA 3x3 Europe Cup Qualifier 2026, ku ekipet do të garojnë për kualifikim në Kampionatin Evropian. Kosova do të jetë pjesë e garës në të dyja konkurrencat, ndërsa ndeshjet do të zhvillohen në formatin dinamik dhe atraktiv të basketbollit 3x3. Arsyet pse duhet të merrni pjesë Për të ndjekur nga afër një nga formatet më atraktive të basketbollit Për të përkrahur Kosovën në garën për kualifikim evropian Për të parë ekipe nga vende të ndryshme të kontinentit Për atmosferë sportive në zemër të Prishtinës Për të qenë pjesë e një ngjarjeje ndërkombëtare të basketbollit 3x3 Informatat tjera për biletat, pjesëmarrësit: Hyrja është falas dhe nuk ka bileta për këtë ngjarje. Në aktivitet marrin pjesë 12 shtete. Kontakt: +383 49 738 080 federata@basketbolli.com Facebook: https://www.facebook.com/kosovobasketballfederation/

Go to News Site