Telegrafi
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se pas përfundimit të një pjese të punimeve dhe riparimeve infrastrukturore në lagjen “Lakërishtë”, është bërë riorganizimi i qarkullimit të mjeteve motorike në rrugët “Hekurudha” dhe “Vicianum”, duke rikthyer qarkullimin në gjendjen e mëparshme. Sipas njoftimit, rruga “Hekurudha” do të jetë me një kah të qarkullimit, duke filluar nga kryqëzimi me rrugën “Magjistralja M-2”, në drejtim të rrugëve “Tirana” dhe “Bekim Fehmiu”. “Rruga “Vicianum” do të jetë me një kah të qarkullimit, duke filluar nga kryqëzimi me rrugën “Ahmet Krasniqi”, në drejtim të rrugës “Magjistralja M-2”. Rrugët “Bekim Fehmiu” dhe “Tirana” do të vazhdojnë të jenë me dy kahje të qarkullimit.” – thuhet në njoftim . Komuna e udhëhequr nga Përparim Rama i arsyeton këto ndryshime me synimin për përmirësim të rrjedhës së trafikut, rritjes së sigurisë në komunikacion dhe pas përfundimit të punimeve infrastrukturore në lagjen “Lakërishtë”. Andaj, Komuna u ka bërë lutje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit.
Go to News Site
Kosovo Online
Kosovo Online
Kosovo Online
Kosovo Online
Kosovo Online
KoSSev
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi