Telegrafi
Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Arsenali ka rifilluar bisedimet për transferimin e mesfushorit italian Sandro Tonali gjatë ditëve të fundit, ndërsa drejtuesit e Manchester United e konsiderojnë operacionin financiarisht shumë të kushtueshëm. Reprezentuesi i Italisë pritet të largohet nga Newcastle United këtë verë, edhe pse klubi anglez thuhet se i ka vendosur një çmim prej rreth 115 milionë eurosh, sipas raportimeve nga Italia. Romano konfirmon se Arsenal ka rihapur kontaktet për ish-mesfushorin e Milan, pasi kampionët e saposhpallur të Ligws Premier kishin shfaqur interes edhe gjatë afatit kalimtar të janarit. “Topçinjtë” kanë kërkuar informacione mbi disponueshmërinë e Tonalit përmes disa kontakteve të zhvilluara ditët e fundit, duke e mbajtur italianin në listën e objektivave kryesore për repartin e mesfushës. Ndërkohë, Tonali vazhdon të jetë një opsion edhe për Manchester City, megjithëse prioriteti aktual i kampionëve anglezë mbetet Elliot Anderson. Nga ana tjetër, Manchester United është lidhur gjithashtu me një lëvizje për mesfushorin 26-vjeçar, por sipas Romanos, “Djajtë e Kuq” kanë zbehur interesimin e tyre. Arsyeja kryesore është se drejtuesit e klubit vlerësojnë se kostoja totale e marrëveshjes, përfshirë tarifën e transferimit dhe pagën e lojtarit, do të ishte tepër e lartë. Manchester United tashmë ka siguruar një përforcim për mesfushën për sezonin e ardhshëm, pasi po përgatitet të mirëpresë mesfushorin e Atalanta, Ederson, në një marrëveshje me vlerë rreth 45 milionë euro, përfshirë bonuset./ Telegrafi /
Go to News Site
Kosovo Online
Kosovo Online
Kosovo Online
Kosovo Online
Kosovo Online
Kosovo Online
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi