Telegrafi
Kuvendi, në kuadër të seancës së 104-të të sotme, konfirmoi dorëheqjen e zv. kryeministrit për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai. Zëvendëskryeministri Fetai dha dorëheqjen më 1 qershor, duke njoftuar vendimin nëpërmjet rrjeteve sociale. Në një postim në Facebook, Fetai tha se po largohej nga detyra me kokën lart dhe me ndërgjegje të pastër. "Ky është një vendim i menduar mirë, i marrë me bindjen se është hapi më i drejtë dhe dinjitoz në rrethanat aktuale. Gjatë këtyre dy viteve, kam pasur nderin dhe privilegjin t'i shërbej vendit, duke kontribuar në reformat që synojnë forcimin e llogaridhënies, transparencës dhe sundimit të ligjit. Falënderoj të gjithë ata që besuan tek unë, më mbështetën dhe bashkëpunuan me mua në këtë udhëtim. A jam plotësisht i kënaqur me atë që kam arritur? Sigurisht që jo. Gjithmonë ka vend për më shumë dhe për më mirë. Por a kam punuar me përkushtimin maksimal për të hedhur një themel të fortë mbi të cilin të ndërtoj në të ardhmen? Pa hezitim", thuhet në dorëheqjen e Fetait. Në dorëheqjen e tij, ai shpreh mirënjohje për besimin e treguar ndaj tij për të kryer funksionin e Zëvendëskryeministrit për Qeverisje të Mirë, por shton se në rrethanat aktuale, kushtet e nevojshme nuk ekzistojnë më që ai të kryejë funksionin me efikasitetin e kërkuar dhe për këto arsye ai po largohet nga pozicioni i tij./Telegrafi/
Go to News Site
Kosovo Online
Kosovo Online
Kosovo Online
Kosovo Online
KoSSev
Shqip
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi
Telegrafi