Collector
Giriş Yap
Spitali i Gjakovës nis Skriningun Neonatal për zbulimin e hershëm të pesë sëmundjeve tek të porsalindurit | Collector
Spitali i Gjakovës nis Skriningun Neonatal për zbulimin e hershëm të pesë sëmundjeve tek të porsalindurit

Spitali i Gjakovës nis Skriningun Neonatal për zbulimin e hershëm të pesë sëmundjeve tek të porsalindurit

Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës ka bërë të ditur se nga kjo javë ka filluar ofrimin e Skriningut Neonatal për të gjitha foshnjat e porsalindura që lindin në këtë institucion shëndetësor. Sipas njoftimit, ky test mundëson zbulimin e hershëm të pesë sëmundjeve të rënda, përfshirë hipotiroidizmin kongjenital, fenilketonurinë (PKU), fibrozën cistike, galaktozeminë dhe atrofinë muskulore spinale (SMA). Nga spitali theksohet se diagnostikimi i hershëm i këtyre gjendjeve shëndetësore është me rëndësi të veçantë, pasi mundëson trajtim në kohë dhe përmirëson ndjeshëm perspektivën për shëndetin dhe zhvillimin e fëmijëve. “Risi në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës. Nga kjo javë ka filluar të ofrohet Skriningu Neonatal për të gjitha foshnjat e porsalindura në spitalin tonë”, thuhet në njoftim. Ky hap vlerësohet si një avancim i rëndësishëm në shërbimet neonatale dhe në kujdesin shëndetësor për të porsalindurit në Spitalin e Gjakovës. / Telegrafi /

Go to News Site