Collector
Kanosi me armë dy persona në Gjakovë, i dyshuari dërgohet në mbajtje | Collector
Kanosi me armë dy persona në Gjakovë, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Telegrafi

Kanosi me armë dy persona në Gjakovë, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Një person pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka kanosur me armë zjarri dy persona të tjerë. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 19:30, në Gjakovë. Tutje bëhet e ditur i dyshuari është arrestuar i cili pas intervistimit me vendim të Prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë. “Gjakovë 07.06.2026 – 19:30. Pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka kanosur me armë zjarri dy viktimat meshkuj kosovarë. I dyshuari është arrestuar i cili pas intervistimit me vendim të Prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë. Është konfiskuar arma Pistoletë me një karikator dhe 14 fishekë të kalibrit 9x19 mm. Rasti në procedure hetimore”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Go to News Site