Collector
10 vjedhje dhe 2 raste të dhunës në familje gjatë një jave në Ferizaj, arrestohen 19 persona me urdhëresë gjykate | Collector
10 vjedhje dhe 2 raste të dhunës në familje gjatë një jave në Ferizaj, arrestohen 19 persona me urdhëresë gjykate
Telegrafi

10 vjedhje dhe 2 raste të dhunës në familje gjatë një jave në Ferizaj, arrestohen 19 persona me urdhëresë gjykate

Policia Rajonale e Ferizajt ka publikuar raportin javor të incidenteve dhe masave të ndërmarra gjatë periudhës 1–7 qershor 2026, duke bërë të ditur se janë regjistruar raste të veprave penale kundër pasurisë, dhunës në familje si dhe janë realizuar urdhëresa gjykate. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë kësaj periudhe janë raportuar gjithsej 10 raste të vjedhjeve në rajon. Prej tyre, 8 raste janë regjistruar në Ferizaj, ndërsa 2 raste të tjera në Kaçanik. Në raport theksohet se janë evidentuar edhe raste të dhunës në familje. “Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 2 raste të dhunës në familje”, thuhet në njoftim. Sipas ndarjes rajonale, një rast është regjistruar në Ferizaj dhe një në Han të Elezit. Policia ka bërë të ditur se gjatë javës janë realizuar edhe urdhëresa gjykate ndaj personave të kërkuar për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse. “Policia ka arrestuar 19 persona të kërkuar me urdhëresa nga gjykatat kompetente për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse”, thuhet në raport. Në fund, Policia Rajonale e Ferizajt ka ftuar qytetarët për bashkëpunim në parandalimin e kriminalitetit, duke ofruar disa kanale raportimi, përfshirë stacionet policore, aplikacionin “Lajmëro Policinë” dhe numrat kujdestarë 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406. Institucioni ka garantuar se konfidencialiteti i të dhënave të qytetarëve do të ruhet plotësisht.

Go to News Site