Telegrafi
Sunny Hill Festival rikthehet këtë verë në Prishtinë me një tjetër edicion që pritet të mbledhë mijëra vizitorë nga Kosova, rajoni dhe vende të ndryshme të botës. I konsideruar si festivali më i madh i muzikës në Kosovë dhe një nga festivalet kryesore në Evropën Juglindore, Sunny Hill ka luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e Prishtinës si destinacion kulturor dhe muzikor në nivel ndërkombëtar. Përgjatë viteve, festivali është nominuar tri herë radhazi në mesin e 10 festivaleve më të mira në Evropë në kategorinë e festivaleve të mesme, duke sjellë në Kosovë artistë dhe emra të njohur të skenës globale. Edicioni i vitit 2026 vazhdon këtë traditë me një program që kombinon artistë ndërkombëtarë dhe përvoja të ndryshme festivalesh. Detajet Data: 31 korrik - 2 gusht 2026 Koha: Nga ora 14:00 deri në orët e hershme të mëngjesit Vendndodhja: Sunny Hill Festival Park Programi? Ndër artistët e konfirmuar për këtë edicion janë: Katy Perry Keinemusik PAWSA Carlita Seth Troxler Manifest Programi i plotë dhe aktivitetet tjera të festivalit publikohen nga organizatorët në prag të eventit. Arsyet pse duhet të merrni pjesë Pjesë e një prej festivaleve më të mëdha muzikore në Evropën Juglindore Mundësi për të ndjekur performanca nga artistë të njohur ndërkombëtarë Përvojë festivali që tërheq vizitorë nga vende të ndryshme të botës Atmosferë unike muzikore dhe kulturore në Prishtinë Festival i nominuar tri herë në mesin e 10 festivaleve më të mira në Evropë në kategorinë mid-size Informatat tjera për biletat: Biletat mund të blihen përmes faqes zyrtare: Sunny Hill Festival Tickets Çmimi i biletës: nga 195 euro Për më shumë informata: info@sunnyhillfestival.com Instagram: Sunny Hill Festival Instagram Webfaqe: Sunny Hill Festival Sponsor i këtij edicioni është edhe IPKO
Go to News Site