Collector
Daniel Radcliffe dhe Erin Darke parakalojnë së bashku në tapetin e kuq të “Tony Awards” | Collector
Daniel Radcliffe dhe Erin Darke parakalojnë së bashku në tapetin e kuq të “Tony Awards”
Telegrafi

Daniel Radcliffe dhe Erin Darke parakalojnë së bashku në tapetin e kuq të “Tony Awards”

Daniel Radcliffe dhe partnerja e tij prej shumë vitesh, Erin Darke, tërhoqën vëmendjen në tapetin e kuq të ceremonisë “Tony Awards 2026” në New York. Ylli i “Harry Potter”, 36 vjeç, u shfaq elegant me një smoking blu-gri, ndërsa Erin Darke, 41 vjeçe, zgjodhi një fustan të gjatë blu të errët me taka platformë argjendi. Diferenca e dukshme në gjatësi mes çiftit nuk kaloi pa u vënë re nga fotografët dhe të pranishmit, shkruan DailyMail. Radcliffe dhe Darke janë bashkë që nga viti 2012, pasi u njohën gjatë xhirimeve të filmit “Kill Your Darlings”. Çifti u bë prind për herë të parë në vitin 2023, por kanë zgjedhur ta mbajnë larg vëmendjes publike jetën e tyre familjare. Gjatë ceremonisë, Radcliffe ishte i nominuar në kategorinë e aktorit më të mirë në rol kryesor për shfaqjen “Every Brilliant Thing”, por çmimi shkoi për John Lithgow. Aktori ka folur rrallë për jetën e tij private, por në fjalimin e tij emocionues në “Tony Awards 2024”, ai e quajti Erin dhe djalin e tyre “gjëja më e mirë që i ka ndodhur ndonjëherë”, duke i falënderuar publikisht për mbështetjen e tyre. /Telegrafi/

Go to News Site