Telegrafi
MPB Maqedoni njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit, nëpunës policorë privuan nga liria 15 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, 12 kanë vozitur pa patentë shoferi, dy nën ndikimin e alkoolit dhe një edhe përkundër asaj se ka pasur ndalim aktiv. "Tre persona në Manastir kanë vozitur pa patentë shoferi, nga dy në Koçan dhe në Shkup, si dhe nga një person në Tetovë, në Demir Kapi, në Strugë, në Dibër dhe në Prilep. Një person në Dellçevë dhe një në Veles kanë drejtuar automjet nën ndikimin e alkoolit, ndërsa një person në Shkup ka drejtuar automjet pavarësisht se kishte një ndalim aktiv. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të parashtrohen kallëzime penale përkatëse". "U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të mos drejtojnë automjet pa e dhënë provimin për patentë shoferi, ose nëse u është shqiptuar masa e ndalimit për drejtim ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, në mënyrë që së bashku të kontribuojmë për një komunikacion më të sigurt", thonë nga MPB.
Go to News Site