Telegrafi
Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, në kuadër të angazhimeve për parandalimin e aktiviteteve të kundërligjshme ndërkufitare, në Bërnjak kanë identifikuar një person i cili kishte nën posedim mjete të padeklaruara monetare. "Nga njësia policore kompetente është ndaluar për kontroll në vijën e dytë një veturë e dyshuar me targa serbe, të cilën po e drejtonte i dyshuari mashkull serb", thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. "Gjatë kontrollit të automjetit dhe personave (drejtuesit të mjetit dhe pasagjerit), në çantën e pasagjerit janë hasur mjete monetare euro në shumë të përgjithshme prej 25.515€, dhe dinarë shuma e të cilave arrin vlerën 4813€ (në total 30.328€)", vijon njoftimi i Policisë së Kosovës. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet procedurale për trajtim të mëtejmë të rastit nga dogana sipas legjislacionit në fuqi.
Go to News Site