Telegrafi
Federata Braziliane e Futbollit ka publikuar një përditësim zyrtar mbi gjendjen e Neymarit, duke konfirmuar se sulmuesi po përparon sipas planit në procesin e rikuperimit. Sipas njoftimit, Neymari iu nënshtrua një rezonance magnetike (MRI) të hënën, si pjesë e programit të vazhdueshëm të rehabilitimit. Rezultatet kanë treguar përmirësime të kënaqshme, me stafin mjekësor që është i kënaqur me ecurinë e trajtimit të tij. Në deklaratën zyrtare të Federatës Braziliane thuhet: "Neymar iu nënshtrua një MRI-je të hënën dhe testet treguan një ecuri të mirë të trajtimit të tij, brenda parametrave të pritur". Edhe kundërshtarët u rreshtuan për një foto me Neymarin pas ndeshjes së Brazilit Më tej, federata shtoi: "Ai do të vazhdojë procesin e rikuperimit sipas planit të përgatitur nga komisioni mjekësor i Kombëtares së Brazilit". Megjithëse nuk është bërë e ditur një datë e saktë për rikthimin e tij në fushë, ky përditësim konsiderohet një lajm inkurajues si për Brazilin, ashtu edhe për vetë Neymarin. 34-vjeçari do të vazhdojë të punojë nën mbikëqyrjen e ekipit mjekësor të kombëtares, teksa synon të rikthehet sa më shpejt në formën e tij optimale. /Telegrafi/
Go to News Site