Collector
Giriş Yap
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin | Collector
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin

Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin

Korrespondenti amerikan James Matthews nga Sky News ka folur shkurt me Donald Trump, i cili i tha se nuk beson se Izraeli do të kthehet në luftë me Iranin. Matthews arriti t'i bënte një pyetje të vetme presidentit amerikan: ‘Nëse Netanyahu kthehet në luftë me Iranin, a do të jeni me të?’ "Nuk mendoj se do të ndodhë. Gjithçka po shkon shumë mirë. Irani po bën atë që duhet të bëjë; nuk mendoj se kjo do të ndodhë, në rregull", u përgjigj presidenti amerikan. Trump i kishte thënë Netanyahut të mos kundërpërgjigjej kundër Iranit pasi Teherani sulmoi Izraelin, transmeton Telegrafi. Trump paralajmëroi se sulmet e mëtejshme të Netanyahut mund ta izolojnë atë në konflikt me Iranin Matthews tha se i bëri Trump një pyetje pasuese në lidhje me atë që do të bënte nëse Netanyahu sfidon dëshirat e tij, por presidenti amerikan "e mbylli telefonin". Ndryshe, Izraeli tha se Hezbollahu nisi sulme në Izraelin verior. Por, në përgjigje, Izraeli shënjestroi Bejrutin, gjë që ata gjithmonë thoshin se mund ta bënin pavarësisht paralajmërimeve të SHBA-së, duke goditur një pjesë jugore të kryeqytetit të Libanit, një periferi të quajtur Dahiyeh, e cila është bastioni i Hezbollahut. Për shkak të kësaj, Irani bëri atë që tha se do të bënte në atë rast - sulmoi Izraelin. Kjo më pas çoi në shkëmbimin e sulmeve midis Izraelit dhe Iranit për herë të parë që nga armëpushimi i arritur në prill. /Telegrafi/

Go to News Site