Telegrafi
Fillon numërimi i votave për kandidatët: Albin Kurti prin bindshëm, ndiqet nga Konjufca e Haxhiu Ka filluar zyrtarisht numërimi i votave për kandidatët për deputetë nga radhët e subjekteve politike. Deri më tani, kur janë numëruar rreth 9% e këtyre votave për Lëvizjen Vetëvendosje, listës i prin kryetari i partisë, Albin Kurti, i cili ka grumbulluar një distancë të ndjeshme votash ndaj të tjerëve. Pas Kurtit, pozicionohen Glauk Konjufca dhe Albulena Haxhiu, të pasuar nga ministrat e tjerë të kabinetit qeveritar dhe figura kyçe të këtij subjekti. Më poshtë gjeni listën e 10 kandidatëve më të votuar të Lëvizjes Vetëvendosje deri në këto momente: telegrafi.com
Go to News Site