Collector
Giriş Yap
Kim Kardashian mahnit në Monako me një fustan të guximshëm Gucci pas suksesit të Lewis Hamilton në F1 | Collector
Kim Kardashian mahnit në Monako me një fustan të guximshëm Gucci pas suksesit të Lewis Hamilton në F1

Kim Kardashian mahnit në Monako me një fustan të guximshëm Gucci pas suksesit të Lewis Hamilton në F1

Kim Kardashian ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit në Monako, ku u shfaq me një fustan të zi Gucci pa shpinë gjatë një daljeje në jaht, pas përfundimit të Çmimit të Madh të Monakos. Ylli 45-vjeçar i televizionit zgjodhi një model elegant me xixa, i cili vinte në pah stilin e saj karakteristik. Veshja u kompletua me një detaj vintage nga Gucci, një pjesë ikonike e koleksionit pranverë-verë 1997 të krijuar nga Tom Ford, që ka rikthyer vëmendjen e adhuruesve të modës, shkruan DailyMail. Kim mbërriti nga superjahti ku po qëndronte gjatë fundjavës në Monako dhe u fotografua duke përshëndetur fansat. Flokët i kishte stiluar në mënyrë elegante, ndërsa pamja e saj u komentua gjerësisht në rrjetet sociale. Dalja e saj erdhi menjëherë pasi ajo ndoqi nga afër garën e Formula 1, ku Lewis Hamilton siguroi vendin e dytë në podium. Kardashian u pa duke e mbështetur pilotin britanik gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve, ndërsa momentet e tyre së bashku tërhoqën vëmendjen e medieve ndërkombëtare. Gjatë fundjavës në Monako, Kim u shfaq në disa evente ekskluzive, duke konfirmuar edhe një herë statusin e saj si një nga figurat më të komentuara të botës së showbiz-it dhe modës. /Telegrafi/

Go to News Site