Collector
Giriş Yap
Haxhiu: S’jemi të kënaqur me këtë rezultat, synimet kanë qenë të larta | Collector
Haxhiu: S’jemi të kënaqur me këtë rezultat, synimet kanë qenë të larta

Haxhiu: S’jemi të kënaqur me këtë rezultat, synimet kanë qenë të larta

Bekim Haxhiu nga PDK është deklaruar lidhur me rezultatin e kësaj partie pas përfundimit të procesit zgjedhor. Ai ka theksuar se nuk janë të kënaqur me këtë rezultat ngase pritjet kanë qenë më të larta. “Jo apsolut nuk jemi të kënaqur me këtë rezultat, ngase synimet kanë qenë më të larta, por si duket edhe një pjesë e elektoratit të PDK-së ka abstenuar nga zgjedhjet”, tha ai mes tjerash. Sipas të dhënave preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë e para me 42.91% të votave, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21.08%, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 17.60%, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 7.17% dhe Lista Serbe me 6.17%.

Go to News Site