Collector
Giriş Yap
Anulohet filmi i fundit i James Handy pas vdekjes tragjike të aktorit | Collector
Anulohet filmi i fundit i James Handy pas vdekjes tragjike të aktorit

Anulohet filmi i fundit i James Handy pas vdekjes tragjike të aktorit

Projekti i fundit filmik i aktorit James Handy është anuluar pas vdekjes së tij tragjike në moshën 81-vjeçare. Aktori, i njohur për rolet në Jumanji dhe Top Gun: Maverick, ishte pjesë e kastit të filmit të ardhshëm “Kickback V”, por produksioni nuk do të vazhdojë më. Lajmin e ka konfirmuar skenaristja dhe producentja Heidi Anderson-Swan, e cila bëri të ditur se projekti ishte përballur prej kohësh me vështirësi financiare dhe probleme në fazën e paraprodhimit. Sipas saj, vdekja e Handy-t ishte goditja përfundimtare që çoi në anulimin e filmit, shkruan DailyMail. Handy u gjet i plagosur rëndë në oborrin e banesës së tij në Tarzana, Los Angeles, pasi kishte marrë një goditje me thikë në gjoks. Ai u transportua me urgjencë në spital, por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve. Agjentja e tij, Pam Ellis-Evenas, konfirmoi më pas lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të aktorit. Për ngjarjen është arrestuar 44-vjeçari Michael Gledhill, djali i partneres së aktorit, i cili jetonte në të njëjtën shtëpi. Ai akuzohet për vrasje dhe po mbahet në paraburgim me një garanci prej 2 milionë dollarësh (rreth 1.8 milionë euro). Sipas familjarëve, Gledhill vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte diagnostikuar me skizofreni. Anderson-Swan e përshkroi Handy-n si një nga njerëzit më të mirë që kishte njohur në Hollywood, duke theksuar se ai e kishte ndihmuar në hapat e parë të karrierës së saj. “Ishte një njeri jashtëzakonisht i sjellshëm dhe gjithmonë i gatshëm të mbështeste të tjerët”, u shpreh ajo. Vdekja e James Handy ka tronditur komunitetin artistik, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vazhdojnë. /Telegrafi/

Go to News Site