Telegrafi
Paraqitja e aktores në një skenë plazhi nga komedia romantike e Netflix u bë menjëherë temë diskutimi, ndërsa fansat e lidhën formën e saj me disiplinën që e ka ndjekur prej vitesh Disa skena kalojnë pa u vënë re, ndërsa disa të tjera, brenda pak orësh, pushtojnë rrjetet sociale. Pikërisht kjo ndodhi me Jennifer Lopez pas premierës së filmit të ri romantik të Netflix, “Office Romance”. Këngëtarja dhe aktorja e njohur edhe një herë tregoi pse prej dekadash konsiderohet një nga figurat më të komentuara të botës së argëtimit. Paraqitja e saj me bikini në një nga skenat e filmit bëri që shumë fansa të mbeteshin të habitur nga forma e saj fizike. Jennifer Lopez shkëlqen në komedinë e re romantike Në filmin “Office Romance”, Jennifer Lopez luan Jackie Cruz, një drejtuese të fuqishme të kompanisë ajrore AirCruz. Ngjarja ndjek romancën e saj të fshehtë në zyrë me Daniel Blanchflower, një avokat britanik karizmatik, të cilin e luan Brett Goldstein. Një nga skenat që tërhoqi më shumë vëmendjen e publikut zhvillohet në një destinacion tropikal, ku personazhet kryesore relaksohen në plazh. Pikërisht aty, Jennifer Lopez shfaqet me bikini dhe tregon një figurë që nxiti menjëherë reagime të shumta në internet, transmeton Telegrafi. https://www.youtube.com/watch?v=ST_EP_BwJoE Një skenë që nxiti mijëra komente Në një moment humoristik, personazhi i saj komenton me të qeshur se sa shumë rërë i kishte hyrë në vende të pakëndshme pas qëndrimit në plazh, gjë që i argëtoi shikuesit. Megjithatë, vëmendjen më të madhe nuk e mori dialogu, por pamja e yllit amerikan. Fansat në rrjetet sociale nuk e fshehën admirimin për formën e saj, duke theksuar se ajo duket jashtëzakonisht mirë në moshën 56 vjeçare. Sekreti i formës për të cilin flitet prej vitesh Jennifer Lopez prej vitesh ka folur hapur për rëndësinë e stërvitjes së rregullt, disiplinës dhe ushqimit të balancuar. Ajo njihet për stilin e kujdesshëm të jetës, nuk pi duhan, konsumon rrallë alkool, i kushton rëndësi gjumit dhe ushtron pothuajse çdo ditë. Për këtë arsye, shumë e konsiderojnë vazhdimësinë dhe përkushtimin si aleatët kryesorë të formës së saj. Dhe ndërsa rrjetet sociale vazhdojnë të komentojnë paraqitjen e saj, një gjë mbetet e qartë: Jennifer Lopez edhe në moshën 56 vjeçare arrin të marrë vëmendje të madhe, njësoj si në vitet e para të karrierës së saj. /Telegrafi/
Go to News Site