Collector
Giriş Yap
Andonovski: Korniza ligjore është gati, vendimi për roamingun varet nga BE-ja | Collector
Andonovski: Korniza ligjore është gati, vendimi për roamingun varet nga BE-ja

Andonovski: Korniza ligjore është gati, vendimi për roamingun varet nga BE-ja

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, në një intervistë për Alsat deklaroi se me politikat e reja qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të mund të përdorin internetin në vendet e BE-së me tarifa si në vend. Sipas tij, procedurat dhe katër rregullativat e nevojshme tashmë janë përfunduar nga pala vendase, ndërsa afatet varen nga Bashkimi Evropian. Ai shprehu shpresën që procesi të nisë gjatë vitit 2027, duke theksuar se nuk pret pengesa pasi ligji është përgatitur në bashkëpunim me të gjithë operatorët. “Ne nga ana jonë procedurat i kemi mbaruar, kjo do thotë implementimi i katër rregullatorëve dhe direktivave në legjislaturën maqedonase, ky është Ligji për komunikime elektrike dhe aktet nënligjore, dhe ky hap ka mbaruar, është dërguar dhe vërtetuar në Qeveri, si dhe është dërguar deri tek Komisioni Evropian për mendim. Paralelisht me këtë, Këshilli Evropian fillon të sjell vendime që Komisioni Evropian të fillojë negociatat me çdo shtet nga Ballkani Perëndimor që të arrihet marrëveshje për asociacion dhe stabilizim që i njëjti të nënshkruhet dhe të ratifikohet Kuvend me çka ai do të hyjë në fuqi”, deklaroi Stefan Andonovski, ministër i Transformimit Digjital

Go to News Site